Gjiganti turk mes Iscos e Oscarit

  • 08 December 2016 - 19:42
Gjiganti turk mes Iscos e Oscarit

Fenerbahce dëshiron një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit, Isco dhe Oscar janë në listën e klubit turk

Mesfushori i Real Madridit, Isco dhe ai i Chelseat, Oscar, janë duke u monitoruar nga skuadra e Superligës turke, Fenerbahce, raporton “Sporx”.

“Sporx” shkruan se Fenerbahce dëshiron të shfrytëzojë situatën e dy lojtarëve në klubet e tyre përkatëse, ku nuk po luajnë shumë, që të sigurojnë shërbimet të njërit prej tyre.

Isco nuk po gjen hapësira te Reali, ashtu si Oscar te Chelsea, andaj Fenerbahce do të mundohet me gjitha forcat që të marrë në formë huazimi gjatë janarit njërin prej tyre. 

(Kosova Sot)