De Biasi zbulon formacionin kundër Danimarkës

  • 04 July 2015 - 22:02
De Biasi zbulon formacionin kundër Danimarkës

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka folr për ndeshjen e ardhshme që Shqipëria do e luaj kundër Danimarkës.

De Biasi, në një intervistë për TV Klan, i ka cilësuar dy ndeshjet e ardhshme si shumë të vështira, ku ka thënë se shprëson që ta ketë në dispozicion ekipin më të mirë, kurse formacioni do të jetë i ngjajshëm, si kundër Armenisë.

“Do të luajmë që në shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën” ka thënë ai.

Më pas ka shtuar se përbërja e ekipit do të jetë thuajse e njejtë sikur kur Shqipëria luajti me Armeninë.

“Do të luajmë që në Shtator me dy kundërshtarë tepër të fortë, që do të na e vështirësojnë punën. Në atë moment kampionatet janë në fillimin e tyre dhe do të afrohen natyrisht ata lojtarë, të cilët janë më në formë. Do të jetë një formacion i thuajse i ngjashëm me atë që patëm në takimin me Armeninë, duke përjashtuar të dëmtuarit e mundshëm, natyrisht Mavrajn”, ka thënë de Biasi.