Pasi u largua nga Bayerni, Sammer sulmon presidentin Hoeness (Foto)

  • 16 January 2017 - 23:35
Pasi u largua nga Bayerni, Sammer sulmon presidentin Hoeness (Foto)

Matthias Sammer është rikthyer për të kritikuar presidentin e Bayern Munichut, Uli Hoeness

Ish Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Matthias Summer ishte larguar gjatë verës nga Bayern Munich për arsye shëndetësore, por tashmë është kthyer si analist i Eurosport.

Sammer me t’u kthyer ka kritikuar presidentin e Bayern Munichut, Uli Hoeness për shkak të konflikteve me Drejtorin Sportiv të Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

“Hoeness është kthyer me të gjitha aftësitë e tij. Me zënka, por kjo nuk është pjesë e lojës. Ju nuk duhet ë ziheni me njëri tjetrin”, tha Sammer për Hoeness.

(Kosova Sot)