“Sevilla mund ta mposht Realin dhe Barcelonën në garë për titullin kampion”

  • 16 January 2017 - 23:49
“Sevilla mund ta mposht Realin dhe Barcelonën në garë për titullin kampion”

Gazetari dhe eksperti spanjoll, Guillem Balague ka thënë se Sevilla mund ta fitojë La Ligën këtë sezon, përderisa ekipi i Jorge Sampaoli përfundoi ecurinë prej 40 ndeshjeve pa humbje të Real Madrid.

Një gol në minutat shtesë nga zëvendësuesi i Sevilla-s, Stevan Jovetic, e përmbysi ndeshjen, dhe andaluzianët korrën fitore ndaj Los Blancos në Ramon Sanchez Pizjuan në mbrëmjen e të dieles.

Si rezultat i kësaj, Sevilla pozicionohen në vendin e dytë, vetëm një pikë larg kreut të tabeles Real Madrid, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot)