Lacazette e konfirmon largimin nga Lyon, po i bashkohet gjigantit evropian (Foto) - Sport - Kosova Sot
Lacazette e konfirmon largimin nga Lyon, po i bashkohet gjigantit evropian (Foto)

Lacazette e konfirmon largimin nga Lyon, po i bashkohet gjigantit evropian (Foto)

Alexandre Lacazette ka konfirmuar se do të largohet nga Lyoni, sulmuesi bëri të ditur se është gati t’i bashkohet Atletico Madridit.

25 vjeçari, Alexandre Lacazette, do të largohet nga Lyoni në fund të këtij sezoni, i cili kaloi një pjesë të madhe të karrierës te klubi nga Ligue 1.

Këtë e bëri të ditur francezi në një intervistë për L'Equipe, i cili gjithashtu shprehu admirimin që ka për Atletico Madridin, klub ky që e ka kërkuar edhe vite më parë.

“A do të largohem? Po, mendoj se është koha e duhur. Dua të përjetoj diçka të re dhe të luaj në të tjera nivele”, tha ai për L'Equipe.

Lacazette gjithashtu bëri të ditur se tashmë ka folur me Atletico Madridin, i cili ka lavdëruar lojtarët dhe progresin e klubit, por konfirmoi se ende nuk ka vendosur të nënshkruajë për ta.

“Atletico janë të mirë, është klub që arrin shumë lartë në Ligën e Kampionëve për disa vite me radhë”, shtoi 25 vjeçari.

“Është ekip i shkëlqyer, tani me stadium të ri dhe klub që i ndihmon lojtarët të rriten edhe më shumë. Gjithashtu atje është edhe Antoine Griezmann”, u shpreh më tej Lacazette për L’Equipe.

“Por kjo nuk do të thotë se kam zgjedhur Atleticon, ndoshta pas disa muajve do të japë një tjetër përgjigje”, përfundoi sulmuesi francez. 

(Kosova Sot)

16 orë e 5 minuta më parë