Lahm zgjedht futbollisti i vitit, shpërthen në kritika agjenti i Kroosit (Foto)

  • 24 July 2017 - 23:31
Lahm zgjedht futbollisti i vitit, shpërthen në kritika agjenti i Kroosit (Foto)

Volker Struth, agjent i Toni Kroos nuk është i kënaqur që Philipp Lahm është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani

Legjenda e Bayern Municut, Philipp Lahm është përzgjedhur si lojtari më i mirë i vitit, kjo për herë të parë në karrierën e tij si futbollist.

Ky çmim ka ardhur pasi luajti në vitin e tij të fundit, pasi tashmë është pensionuar nga futbolli.

Me këtë çmim nuk është pajtuar agjenti, Volker Struth, i cili tha se ky nuk është çmim emocional, por duhet t’i jepet lojtarit më të mirë, e që është Toni Kroos.

“Philipp Lahm ka arritur shumë suksese në futbollin gjerman dhe këtu nuk ka dyshime, por pa asnjë dyshim, lojtari i vitit ka qenë Toni Kroos”, tha Struth.

“Kriteri emocional ka qenë vendimtar në vendimin e votuesve, por kriteri ka qenë për lojtarin më të mirë dhe kjo e bënë këtë çmim absurd”, tha në fund ai.

Lahm në sezonin e fundit me Bayernin triumfoi në Bundesliga, ndërsa Kroos në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Botës dhe Kupën e Botës për Klube

Image

 

(Kosova Sot)