​Maradona tifoz i teknologjisë në futboll, por shikoni çfarë thotë për golin e tij me dorë

  • 25 July 2017 - 22:35
​Maradona tifoz i teknologjisë në futboll, por shikoni çfarë thotë për golin e tij me dorë

Diego Armando Maradona është në favor të aplikimit të teknologjisë në futboll edhe pse nëse në kohën kur ai luante kjo do ishte përdorur, atëherë do ti ishte mohuar një nga golat më të famshëm, ai më dorë në finale të Kupës së Botës në vitin 1986

Në kulmin e debatit për sistemin e videoarbitrimit në futbollin modern, FIFA-s i shtohet një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Diego Maradona.

Argjentinasi mendon se teknologjia është e nevojshme në të gjitha sportet.

 “Duke parë shpejtësinë me të cilën teknologjia po avancon në botë dhe fakti që tashmë përdoret në të gjithë sportet, si mund të mendojmë që do ta lëmë jashtë futbollit”,  tha “Pibe de oro”.

“Teknologjia shton transparencën dhe kualitetin si dhe favorizon skuadrat që sulmojnë shumë dhe vendosin të rrezikojnë në fushë”, nënvizoi ish-numri 10 i Napolit dhe kombëtares argjentinase.

Në mendjen e tij nuk mund të mos rikthehet shpesh ai episod i famshëm në Kupën e botës në vitin 1998, kur goli i tij me dorë ndaj Anglisë bëri bujë po aq sa fitimi i titullit.

"Çdo herë që mbështes teknologjinë mendoj për “Dorën e Zotit” dhe sigurisht ai gol nuk do ishte akorduar nëse do kishim përdorimin e sistemit VAR”.

(Kosova Sot)