Konfirmohet largimi i Barkleyt nga Evertoni

  • 26 July 2017 - 16:03
Konfirmohet largimi i Barkleyt nga Evertoni

Ross Barkley me gjasë do të largohet nga skuadra e Evertonit gjatë këtij afati kalimtar të verës. 

Mesfushori i Evertonit këtë gjë ia ka konfirmuar edhe trajnerit të tij, Ronald Koeman.

“Ne i kemi bërë një ofertë të mirë atij për të nënshkruar kontratë të re. Ai nuk pranoi dhe më tha se po kërkon një sfidë të re”, ka thënë Koeman.

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë është afër marrëveshjes me skuadrën e Tottenham Hotspur.

(Kosova Sot)