Chelsea transferon mesfushorin e Arsenalit ? (Foto)

  • 13 August 2017 - 16:11
Chelsea transferon mesfushorin e Arsenalit ? (Foto)

Antonio Conte, trajneri i Chelseas, nuk po heq dorë nga mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain

Kampioni i Anglisë, Chelsea po synon që të transferoj ende lojtar në këtë afat kalimtar.

Sipas mediave britanike, Antonio Conte është duke këmbëngulur që ta transferoj Oxlade-Chamberlain nga Arsenali. 

Arsenali më herët ka refuzuar ofertën e Chelseas për Chamberlain, përcjell Express. Por, Blues do të tentoj sërish që ta transferoj.

Conte mendon se Chamberlain do të përshtatej shumë mirë në sistemin 3-4-3 të skuadrës nga ‘Stemford Bridge’.

(Kosova Sot)