Befason Allegri pas humbjes nga Barcelona

  • 12 September 2017 - 23:54
Befason Allegri pas humbjes nga Barcelona

Allegri ka vetëm fjalë të mira për lojtarët, pavarësisht humbjes 3:0 në “Camp Nou”.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ndeshja mund të kishte përfunduar me një tjetër rezultat, nëse djelmoshat e tij do të ishin treguar më të kujdesshëm në disa raste dhe më klinik para portës së Ter Stegen.

Barcelona fitoi në “Camp Nou” 3:0 ndaj Juventusit falë paraqitjes fantastike të Lionel Messit, i cili realizoi dy gola, ndërsa shënoi edhe Ivan Rakitic.

“Djemtë bën ndeshje të mirë, por kur keni raste në “Camp Nou”, duhet t’i shfrytëzoni. Ne u ndëshkuam nga gabimi i parë, 30 sekonda para fundit të pjesës së parë, lamë të lirë Messin”, u shpreh Allegri. 

(Kosova Sot)