Zyrtare: Mirel Josa do të drejtojë Prishtinën

  • 19 September 2017 - 11:42
Zyrtare: Mirel Josa do të drejtojë Prishtinën

FC Prishtina në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë.

Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë.

Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira.

Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas, njofton klubi prishtinas.

(Kosova Sot)