Zyrtare: Pensionohet Robben

  • 11 October 2017 - 00:00
Zyrtare: Pensionohet Robben

Arjen Robben e ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Holandës

Ylli i Holandës, Arjen Rooben ka njoftuar edhe zyrtarisht se është pensionuar nga Kombëtarja, pas ndeshjes me Suedinë, ku dështuan të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Lajmin e ka konfirmuar lojtari dhe Federata e Holandës.

“Pensionimi dhemb. Por, kjo i përket këtij sporti”, ka thënë Robben pasi njoftoi pensionimin.

Robben gjatë karrierës së tij ka luajtur 96 ndeshje për Holandën, duke shënuar edhe 37 gola.

(Kosova Sot)