< Klopp: Liverpooli të më shkarkoj? Nuk gjen më të mirë se unë - Sport - Kosova Sot
Klopp: Liverpooli tė mė shkarkoj? Nuk gjen mė tė mirė se unė

Klopp: Liverpooli tė mė shkarkoj? Nuk gjen mė tė mirė se unė

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku është pyetur edhe për shkarkimin e tij.

Trajneri gjerman ka thënë se klubi nuk do të mund të gjente aktualisht një trajner më të mirë se sa ai.

“Ne duhet të përmirësojmë situatën në të cilën ndodhemi. Nëse drejtuesit më shkarkojnë tani, unë nuk mendoj se ka një trajner tjetër, aktualisht, që do ta bënte punën më mirë sesa po e bëj unë”.

“Unë nuk mendoj se jam perfekt, por për momentin është e vështirë të gjesh më mirë se mua”.

“Mendoj se 98% e tifozëve mendojnë se jemi në rrugën e duhur. Po bëj një punë të mirë, që po e shijoj në çdo sekondë, edhe pse normalisht mua të parin më mungon një trofe”, ka thënë Kloppp.

Liverpool është në vendin e shtatë të Ligën Premier me 12 pikë të tubuara nga shtatë ndeshjet e para.

Lider janë Manchester City dhe Manchester United me 19 pikë. 

(Kosova Sot)

22 orë e 30 minuta më parë