Valverde i frikësohet Atleticos

  • 13 October 2017 - 23:33
Valverde i frikësohet Atleticos

Valverde pret ndeshje të vështirë të shtunën kundër Atleticos.

Atletico Madridi dhe Barcelona do të përballen për herë të parë në stadiumin e ri “Wanda Metropolitano”, sfidë kjo që do të zhvillohet nga ora 20:45.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto valverde, duke folur në konferencën për media për Atleticon, tregoi se sa të vështirë do ta kenë djelmoshat e tij për t’i marrë pikët e plota ndaj atyre të Diego Simeones.

“Është një ndeshje e madhe dhe besoj se Wanda Metropolitano do të krijojë atmosferë fantastike”, tha fillimisht Valverde.

“Atletico është kundërshtar shumë i vështirë, kandidat serioz për titull dhe të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje”, shtoi ai.

“Atletico është i vështirë të thyhet dhe ka mbrojtje të fuqishme. Mbrohen si skuadër dhe janë shumë të disiplinuar”, theksoi mes tjerash trajneri Barcelonës. 

(Kosova Sot)