Ja për kë shkuan votat e Ujkanit, e la Messin në fund

  • 23 October 2017 - 23:40
Ja për kë shkuan votat e Ujkanit, e la Messin në fund

Ujkani e ka votuar Ronaldon si më të mirin.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA. 

Për të marrë këtë çmim kontribuoi edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Ujkani ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Buffonin me tri dhe në fund Messin me një pikë.

Kapiteni i Kosovës nuk ka votuar për trajner, të paktën kjo nuk është publikuar nga FIFA.

(Kosova Sot)