< Morata: Zidanet i jam mirënjohës, ai nuk është fajtor për largimin tim - Sport - Kosova Sot
Morata: Zidanet i jam mirėnjohės, ai nuk ėshtė fajtor pėr largimin tim

Morata: Zidanet i jam mirėnjohės, ai nuk ėshtė fajtor pėr largimin tim

Alvaro Morata është tubuar me kombëtaren spanjolle, ku do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të miqësoreve.

Sulmuesi i Chelseat ka folur rreth ndeshjeve me kombëtaren ndërsa nuk e ka lënë të mos e komentojë edhe largimin prej Real Madridit.

Futbollisti ka zbardhur se trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane i ka kërkuar që të qëndrojë në Santiago Bernabeu, por Morata zgjodhi një rrugë tjetër për të vazhduar karrierën.

“Unë do t’i jem mirënjohës gjatë gjithë jetës Zidanes sepse më dha mundësi që të fitojë një tjetër Ligë të Kampionëve dhe të luajë për Real Madridin. Ai më tha ‘Alvaro, e kuptoj se nëse dëshiron të luash vazhdimisht, e shoh të logjikshme që të largohesh. Ai më tha se nëse dëshiron të qëndrosh, qëndro, por kemi shumë opsione në sulm’”.

“ Vendosa që gjëja më e mirë ishte të largohesha sepse përpara kemi një Kupë Botërore dhe dëshiroja të isha në të. Unë dua të jem i rëndësishëm për Spanjën dhe për këtë duhet të luaja”, tha Morata.

Ky i fundit gjatë afatit kalimtar të verës kaloi në radhët e Chelseat, ku londinezët paguan për shërbimet e tij mbi 80 milionë euro.

Ndryshe, Morata deri më tani për The Blues ka shënuar shtatë gola në dhjetë paraqitje.

(Kosova Sot)

15 orë e 59 minuta më parë