Spurs pëson humbje, Bucks rikthehet te fitoret në NBA (Video)

  • 11 November 2017 - 09:17
Spurs pëson humbje, Bucks rikthehet te fitoret në NBA (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Skuadra teksasiane e San Antonio Spurs ka pësuar humbje pas tre fitoreve rresht në sezonën e re të NBA-s.

Spursat pësuan humbje para shikuesve të vetë në palestrën “AT&T Center” kundër Milwaukee Bucks me rezultat 94-87.

Vetëm në çerekun e parë vendasit ishin më të mirë se mysafirët, ku këta të fundit shkëlqyen në tre periudhat tjera.

Giannis Antetokounmpo ishte basketbollisti më efikas te Bucksat, ku realizoi “double-double” fantastik prej 28 pikëve dhe 12 kërcimeve gjersa u ndihmua nga Khris Middleton dhe Eric Bledsoe që shënuan secili nga 13 pikë.

Te Spursat dy basketbollistë arritën të bënin “double-double”, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e radhës së “mamuzeve”.

LaMarcus Aldrigde shënoi njëzet pikë dhe pati 12 kërcime ndërsa Kyle Anderson shtoi dhjetë pikë dhe pati 12 kërcime.

Pas kësaj, Spursa ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe pesë humbjeve, ndërsa Milwaukee ka pesë triumfe dhe gjashtë pësime. 

 (Kosova Sot)