< Odriozola ia bën me sy Realit: “Çmendesha për Zidanin” - Sport - Kosova Sot
Odriozola ia bėn me sy Realit: “Ēmendesha pėr Zidanin”

Odriozola ia bėn me sy Realit: “Ēmendesha pėr Zidanin”

Alvaro Odriozola ka folur për interesimin e Real Madridit, teksa ka zbuluar se Zinedine Zidane është idhulli i spanjollit.

Mbrojtësi spanjoll, Alvaro Odriozola, ka treguar se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka qenë idhulli i tij.

“Ai ka qenë idhulli im si lojtar. Ai ka pasur kualitete të jashtëzakonshme dhe çmendesha duke e parë të luajë”, tha Odrizola.

Spanjolli, që te Kombëtarja po e zëvendëson Dani Carvajalin, kërkohet me ngulm nga Real Madridi pas largimit të Danilos.

“Jam lojtar i Sociedadit dhe po mendoj vetëm për Sociedadin. Zidane stërvit Madridin, ndërsa trajneri im është Eusebio Sacristán. Duhet të jem i fokusuar te Real Sociedadi dhe jam totalisht”, tha Odriozola.

“Shumë njerëz më thonë që të mos largohem, ata duhet të jenë të qetë sepse jam i fokusuar te Real. Unë jetoj të tashmen, nuk mendoj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, theksoi mes tjerash talenti spanjoll. 

(Kosova Sot)

12 orë e 53 minuta më parë