Miqësorja me Shqipërinë me rrezik për trajnerin, Luçesku në provë përballë Panuçit

  • 11 November 2017 - 18:13
Miqësorja me Shqipërinë me rrezik për trajnerin, Luçesku në provë përballë Panuçit

Ndeshja miqësore në Antalia, ndaj Shqipërisë, mund të jetë vendimtare për trajnerin e Turqisë, Mirçea Luçesku. Në rast të një humbje, apo qoftë edhe rezultati pozitiv, por që shoqërohet me lojë të dobët, federata turke e futbollit mund të shkarkojë trajneri rumun.

Edhe pse në krye të Turqisë ka ardhur vetëm në muajin gusht, rezultatet e dobëta kanë bërë që Luçesku të mos e ketë më vendin e sigurt. Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe grupin kualifikues për në Rusi 2018 e mbylli në vendin e katërt.

Edhe miqësorja e fundit me Rumaninë, e luajtur pak ditë më parë, u mbyll me humbje për turqit, dhe kështu, ndeshja e së hënës përballë Panuçit, mund të jetë jetike për rumunin Luçesku.

(Kosova Sot)