Wenger zbulon pasardhësin e tij në Arsenal

  • 23 November 2017 - 19:18
Wenger zbulon pasardhësin e tij në Arsenal

Kohëqëndrimi i Arsene Wengerit në krye të Arsenalit po shkon drejt vitit të 23-të dhe, me kontratën e tij aktuale që skadon në fund të sezonit 2018/19, skuadrës londineze do t’i duhet të shikojë për një trashëgimtar të përshtatshëm për trajnerin që ka shërbyer më së gjati në futbollin anglez.

Sipas Daily Star, Wenger e ka zgjedhur ish-mbrojtësin Giovanni van Bronckhorst, si pasardhësin e tij në “Emirates”.

Bronckhorst, mori drejtimin e Feyenoord në Holandë në vitin 2015, dhe arriti ta fitojë KNVB Cup dhe ligën holandeze pas plot 18 vjet pritjeje për klubin.

Tash, Wenger e sheh holandezin si njeriun më të përshtatshëm për postin e tij.

Wenger pritet të luajë një rol të rëndësishëm në gjetjen e zëvendësuesit të tij në bankinën e Arsenalit. 

(Kosova Sot)