Ramos zbulon maskën që do ta bart dhe mesazhin shumë domethënës brenda saj – mediat tregojnë detajet e maskës (Foto)

  • 24 November 2017 - 13:09
Ramos zbulon maskën që do ta bart dhe mesazhin shumë domethënës brenda saj – mediat tregojnë detajet e maskës (Foto)

Sergio Ramos ka treguar në mediat sociale maskën që do të duhet të mbajë për ndeshjet e ardhshme dhe mesazhin që bart në të.

Mbrojtësi i Real Madridi ka zbuluar maskën që do ta mbaj pas thyerjes së hundës pas një goditje të marr nga Lucas Hernandez në derbin e Madridit.

Ramos i ka vënë disa fotografi për të treguar gjendjen e tij dhe se si duket me maskën që do ta bart për disa ndeshje.

Përveç makës, qendërmbrojtësi spanjoll ka zbuluar edhe një mesazh shumë domethënës që shkruhet në të.

“Punoni shumë, ëndërroni shumë”, ka të shkruar Ramos në maskën që do ta bart në fytyrë si mbrojtëse për hundën e thyer.

Mesazhi i Ramos në maskën e tij!

Ndryshe, Ramos u lëndua në derbin e Madridit ndaj Atleticos dhe u zëvendësua në minutën e 46-të të ndeshjes.

Ky lëndim i humbës bëri që spanjolli të mos luaj në mes të javës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj APOEL-it, por ai është i gatshëm të kthehet kundër Malagas në fundjavë në La Liga.

Spanjolli ishte në një situatë të ngjashme dhjetë vjet më parë, ku edhe atëherë zgjodhi kundër një operacioni dhe mbante një maskë sikurse tani.

Maskë nga karboni që peshon vetëm 65 gramë

Mediat spanjolle gjithashtu kanë shkruar për peshën e maskës, ku peshon vetëm 65 gram, teksa është e prodhuar nga karboni – material që është 10 herë më i fortë se hekuri.

(Kosova Sot)