Wladimir Klitschko zbulon boksierin e ri që do “pushtojë” botën

  • 30 July 2015 - 20:47
Wladimir Klitschko zbulon boksierin e ri që do “pushtojë” botën

Kampioni i padiskutueshëm në boks, Wladimir Klitschko ka thënë se britaniku, Anthony Joshua është boksieri më premtues në botë që ai ka parë në këtë moshë.

Boksieri nga Londra, 25 vjeçar, është i pa mposhtur në 13 meçet e tij, që nga koha që ka hyrë në boksin profesionist pas triumfit në Lojërat Olimpikë në vitin 2012, kur kishte fituar medaljen e artë.

Klitschko, i cili ka stërvitur me Joshuan, ka thënë: “Joshua ka kualitetet që jo shumë boksier i kanë pasur, ai vërtetë ka potencialin që të jetë një yll shumë i madh në boks”.

 

Në maj, Joshua kishte mposhtur amerikanin, Kevin Johnson, të cilin nuk kishte arritur ta ndalte askush në 36 meçet e fundit.

Klitschko, që luftën e tij të radhës e ka ndaj britanikut, Tyson Furyt në tetor, ka thënë se ishte impresionuar edhe me sjelljen e Joshuas.

“Anthony i ka të gjitha aftësitë që të jetë ai kampioni i madh si brenda, por që është ndoshta edhe më e rëndësishme edhe jashtë ringut”, ka thënë Ukrainasi.

Kampioni i cili nuk ka humbur pothuajse në 11 vite, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luftojë me të.

“Ai ka nevojë të përmirësohet edhe pak dhe ndoshta do të ndodhë, nëse do mund të qëndrojë këtu ku jam tani. Nuk mund të më kaloni mua aq thjesht sepse që shumë vite jam duke i mbajtur titujt, pra nëse dëshironi që të arrini mbi nivelin tim, atëherë duhet të më kaloni mua së pari”, është shprehur Klitschko.