UEFA nis hetimin për ndeshjen Kukës - Legia Varshavë

  • 31 July 2015 - 12:41
 UEFA nis hetimin për ndeshjen Kukës - Legia Varshavë

UEFA nisi sot një hetim për ndeshjen e Ligës së Evropës mes Kukësit dhe Legia Varshavës, e ndërprerë në minutën e 52-të për shkak të rrëmujave që krijuan tifozët.

“Një akt dhune që përfshiu spektatorët ndodhi në fushë dhe u vendos ndërprerja e ndeshjes. Incidenti do të shënohet në raportet zyrtare të delegatit të UEFA-s dhe gjyqtarit e më pas do t’i dërgohet administratës për rishikim dhe hapjen e mundshme të procedimeve disiplinore. Informacione të tjera do të jepen në vijim”, shprehet UEFA në ueb-faqen e vet zyrtare.