Salah shpallet më i miri i Afrikës

  • 11 December 2017 - 22:01
Salah shpallet më i miri i Afrikës

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah u nderua nga gjiganti mediatik BBC si futbollisti më i mirë i Afrikës, duke lënë pas shokun e tij te Liverpuli, Sadio Mane si dhe sulmuesin e Borussias së Dortmundit, Pier-Emerik Aubameyang.

Salah pasi mori çmimin tha se është një ndjenjë speciale për të.

“Jam shumë i lumtur që fitoj këtë çmim që ka vërtet ndjesi speciale për mua. Kam pasur një start fantastik te Liverpuli dhe për këtë më ka ndihmuar shumë dhe trajneri Jurgen Klop. Por, nuk dua të lë pa përmendur ish-ekipin tim, Romën si dhe lojtarët e kombëtares egjiptiane”, u shpres Salah.

Futbollisti ishte arkitekti i kualifikimit të përfaqësueses së Egjiptit në Botërorin e Rusisë verën e ardhshme, arritje që vjen për herë të parë për këtë vend pas vitit 1990.

Ai ka shënuar 19 gola në të gjitha kompeticionet, madje për këtë shkak, Roma vazhdon të përfitojë bonuse edhe pas shitjes së sulmuesit te Liverpuli.

Mohamed Salah është aktualisht shënuesi më i mirë i Premier Ligës me 13 gola. 

(Kosova Sot)