Javier Zanetti ka një lajm të keq për Real Madridin

  • 12 December 2017 - 11:17
Javier Zanetti ka një lajm të keq për Real Madridin

Javier Zanetti ka insistuar se Mauro Icardi është shumë i lumtur në Inter dhe se Luciano Spalletti ka ngjashmëri me Jose Mourinhon.

Icardi është top golashënuesi i Serisë A me 16 gola këtë sezon, midis spekulimeve të vazhdueshme që e lidhin me një kalim te Real Madridi, ndërsa Spalletti e ka ngritur Interin në krye të tabelës në gjysmë sezonin e tij të parë në “San Siro”.

“Jam shumë i lumtur për Mauron” , ka thënë legjenda e klubit për Tiki Taka.

“Madridi? Mauro dhe familja e tij janë shumë të lumtur këtu në Milano. Atij i bën shumë për shiritin e kapitenit dhe dëshiron të nisët në një udhëtim të bukur me ne. Shpresoj se do të qëndrojë gjatë”, ka shtuar ai.

Për Spallettin, ai ka thënë se gjërat që Spalletti dhe Mourinho i kanë të përbashkëta janë puna e zellshme dhe se të dy janë trajnerë të mëdhenj.

(Kosova Sot)