Befasisht këta katër lojtarë kanë më shumë ndjekës në Twitter sesa disa klube të Ligës Premier

  • 12 December 2017 - 11:51
Befasisht këta katër lojtarë kanë më shumë ndjekës në Twitter sesa disa klube të Ligës Premier

Pavarësisht se herë pas herë rrjetet sociale janë pengesë, Twitteri është një mjet i pabesueshëm që futbollistët modern të krijojnë një lidhje me fansat dhe t’i mbajnë ata të informuar për të rejat e fundit.

Cristiano Ronaldo është lojtari me më së shumti ndjekës, me 64.7 milionë.

Një shifër që është dyfish më e madhe se ajo e Real Madridit, ndërsa 222 milionëshi Neymar ka 30 milionë ndjekës. Por, me raste niveli i ndjekësve për disa lojtarë është befasues, shumë më i madh se disa klube.

Më poshtë keni katër lojtarët pak të njohur që kanë më shumë ndjekës në Twitter se disa angleze:

4. Ahmed Elmohamady – 1.43 milionë ndjekës

Më shumë se Leicester (1.08 milionë) dhe Bournemouth (334 mijë). Ai ishte pjesë e Sunderland, Hull Cityt dhe tani te Aston Villas.

3.Miguel Layun – 2.83 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Evertoni (1.39 milionë) dhe West Ham (1.34 milionë ndjekës) së bashku. Meksikani karrierën më të ndritur e kishte te America, ndërsa në Evropë është i njohur për aventurën te Porto dhe Watforidi.

2.Joey Barton – 3.29 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Tottenham (2.53 milionë) dhe Crystal Palace (644 mijë) së bashku. Veterani i shumëpërfolur e filloi karrierën te Manchester City, pastaj e vazhdoi te Newcastle Unitedi, QPR, Marseille, Ranges dhe Burnley.

1.Alvaro Arbeloa – 5.51 milionë ndjekës

Më shumë ndjekës se Manchester City (5.35 milionë). Spanjolli në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit dhe Real Madridit, ndërsa vlen të theksohet se është pensionuar nga futbolli në sezonin 2016/17.  

(Kosova Sot)