Skënderbeu thirrje tifozëve: Evitoni incidentet

  • 01 August 2015 - 13:39
Skënderbeu thirrje tifozëve: Evitoni incidentet

Trazirat e shkaktuara në ndeshjen Kukësi-Legia e Varshavës i kanë detyruar drejtuesit e Skënderbeut të hartojnë një plan të detajuar masash për të evituar ngjarjet e dhunshme që mund të dëmtojnë klubin korçar gjatë rrugëtimit europian. Pas fitores së ndeshjes së parë 2-0 në fushën e Milsamit, në “Elbasan Arena” do të konsumohet ndeshja e kthimit ku organizatorët që janë klubi vendas, u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve që të mbështesin skuadrën e tyre masivisht në stadiumin e Elbasanit.

Në një komunikatë të publikuar në kampionët e vendit theksohet: “Dëshirojmë t’ju bëjmë thirrje për qetësi para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. Klubi jonë në bashkëpunim me instancat përkatese po merr masat e duhura për zhvillimin normal të ndeshjes por mbi të gjitha shpresojmë që tifozeria jonë të përcjellë kulturën e zakonshme duke mos u bërë pjesë e incidenteve që mund të dënojnë klubin dhe të ndërpresin këtë ëndërr të madhe europiane”.