Mancini nuk e fton Shaqirin

  • 01 August 2015 - 16:15
Mancini nuk e fton Shaqirin

Roberto Mancini nuk e ka përfshirë sërish në listë mesfushorin me pasaportë zvicërane, Xherdan Shaqiri.

Trajneri italian e ka ftuar transferin e ri, Stefan Jovetic për ndeshjen miqësore ndaj skuadrës turke Galatasaray.

Xherdan Shaqiri, Danilo D’Ambrosio ,Ezequiel Schelotto , Saphir Taider dhe Yuto Nagatomo nuk janë ftuar fare dhe kjo nënkupton se e ardhmja e tyre te Neruazurët nuk është aspak premtuese.

Inter: Handanovic, Carrizo, Berni; Juan Jesus, Montoya, Santon, Ranocchia, Murillo, Miranda, Dimarco; Kondogbia, Kovacic, Guarin, Gnoukouri, Brozovic, Hernanes; Palacio, Icardi, Longo, Jovetic.