Wolfsburg fiton Superkupën e Gjermanisë (Video)

  • 01 August 2015 - 23:19
Wolfsburg fiton Superkupën e Gjermanisë (Video)

Skuadra e Wolfsburg ka arritur ta fitojë Superkupën e Gjermanisë, pasi mposhti Bayern Munchen pas penaltive, pasi koha e rregulltë u mbyll 1-1.

Bayerni e dominoi sfidën në përgjithësi, por kësaj rradhe jo ashtu siq jemi mësuar ta shohim.

Bavarezët kishin posedimin afro 60% , por nuk arritën të tregoheshin të saktë në pasimet finale apo edhe në konkretizim.

Goli i avantazhit për të përzgjedhurit e Guardiolas erdhi në pjesën e dytë kur holandezi, Arjen Robben realizoi për 0-1 (49′), transmeton lajmi.net.

Vazhdimi i ndeshjes solli disa raste shënimi për të dyja palët dhe kur mendohej se Bayerni do ta fitojë Superkupën doli në skenë Bendtner që pas asistimit të De Bruyne barazoi gjithçka pas 89 minutave lojë.

Ndeshja u vendosë në penalti ku Ujqërit fituan 6-5 falë gabimit të Xabi Alonso goditja e të cilit nga pika e bardhë u pritë nga portieri i Wolfsburg.