Van Gaal: Duhet ta transferojmë Pedron

  • 02 August 2015 - 14:01
Van Gaal: Duhet ta transferojmë Pedron

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka pranuar se skuadrës së tij i nevojitet kreativiteti dhe shpejtësia e një lojtari si Pedro

Barcelona ka insistuar se deri tani nuk ka asnjë ofertë për 28 vjeçarin, por transferimi i tij te Djajt e Kuq është shumë i mundshëm.

”Barcelona ka shpejtësinë e Messit dhe Neymar, plus Pedron pas tyre. Ne duhet të konkurojmë me ata”

”Ne duhet të transferojmë lojtarë me shpejtësi dhe kreativitet. Bayerni e ka Ribery, Robben dhe Muller dhe dikur kishin edhe Shaqirin. Chelsea ka Hazard, Oscar dhe Willian. Shpejtësi dhe kreativitet”, përfundoi holandezi.