Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur (Video) - Sport - Kosova Sot
Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur (Video)

Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur (Video)

Besart Berisha shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e dytë për t’ia dhuruar fitoren 2-1 Melbourne Victory kundër Newcastle Jets në kuadër të League A të Australisë të premten në “AAMI Park”.

Kosovari 32-vjeçar i kaloi vendasit në epërsi tetë minuta brenda pjesës së dytë dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij.

Melbourne tani ka 19 pikë dhe renditet e 3-ta në League A të Australisë, me gjashtë pikë më pak se Newcastle Jets në vendin e dytë dhe 12 pikë më pak se Sydney në vendin e parë.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në ligen australiane.

(Kosova Sot)

12 orë e 34 minuta më parë
18/06/18