Befasia e madhe nga Mërgim Mavraj në vitin 2018 - Sport - Kosova Sot
Befasia e madhe nga Mërgim Mavraj në vitin 2018

Befasia e madhe nga Mërgim Mavraj në vitin 2018

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat turke përsa i përket transferimeve të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen.

(Kosova Sot)

10 orë e 22 minuta më parë
21/10/18