​Liverpool fiton dramën ndaj Burnley (Video)

  • 01 January 2018 - 18:18
​Liverpool fiton dramën ndaj Burnley (Video)

Liverpool ka fituar dramën ndaj Burnleyrt me rezultat 1:2

Skuadra e Liverpoolit e ka nisur shumë mirë vitin 2018, duke shënuar fitore në udhëtim ndaj Burnleyt me rezultat 1:2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Mane, por vendësit me anë të Gudmundsson barazuan gjithçka në minutën e 88.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, në skenë doli Klavan që shënoi për 2:1 në minutën 90+4.

Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e katërt më 44 pikë, aq sa ka edhe Manchester United në vendin e tretë dhe 15 pikë më pak se sa Manchester City në vendin e parë.

(Kosova Sot)