Atalanta e Berishës eliminon Napolin e Hysajt nga Coppa Italia

  • 02 January 2018 - 22:55
Atalanta e Berishës eliminon Napolin e Hysajt nga Coppa Italia

Atalanta ka mposhtur Napolin 1:2, për të kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia

Skuadra e Etrit Berishës, Atalanta ka kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia, pasi ka mposhtur 1:2 Napolin e Elseid Hysajt.

Golat për skuadrën mysafire i shënuan Castagne dhe Gomez, ndërsa për vendësit golin e vetëm e shënoi Martens.

Atalanta në gjysmëfinale do të pres Juventusin ose Torinon, skuadra këto që takohen nesër në çerekfinalen tjetër.

Në gjysmëfinale finalen tjetër takohen Milan dhe Lazio.

(Kosova Sot)