U aksidentua në ski, del foto 1 milionë Paundëshe e Michael Schumacher

  • 03 January 2018 - 11:42
U aksidentua në ski, del foto 1 milionë Paundëshe e Michael Schumacher

Michael Schumacher u aksidentua rëndë në ski më 29 Dhjetor te vitit 2013 dhe që prej shtatorit të 2014 po qëndron në shtëpinë e tij në Gjenevë ku po merr trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Por një foto aktuale e Schumacher është shkrepur fshehurazi nga një mik i tij. Kete foto miku u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund. Fotografia është bërë në shtëpinë e Schumacher në Gjenevë të Zvicrës.

Kjo foto ilegale ka bërë që prokurorët gjermanë të nisin një hetim për shkelje të privatësisë. Prokurorët kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Schumacher dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”, raporton televizioni gjerman RTL.

Bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, ka ruajtur privatësinë e familjes së saj qe prej kohes se aksidentit.

Megjithatë, njëri prej miqve që e kishte vizituar në shtëpi, arriti t’i bënte një foto në shtrat Michael Schumacher, të cilën u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund. Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por tashmë hetimet kanë nisur. Pavarësisht informacionit, kjo foto nuk ka arritur të bëhet publike në media.

(Kosova Sot)