Bayern e konfirmon interesimin për Goretzkan

  • 03 January 2018 - 16:37
Bayern e konfirmon interesimin për Goretzkan

Bayern Munich e ka konfirmuar se janë të interesuar për mesfushorin e Schalke, Leon Goretzka

Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic e ka konfirmuar se janë të interesuar në mesfushorin gjerman Leon Goretzka.

Gjermani ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij sezoni dhe Bild shkruan se ai tashmë ka arritur marrëveshje me Bayernin.

“Leon Goretzka është lojtar i madh, kjo është e qartë”, tha Salihamidzic gjatë një takimi me gazetarë në Doha.

“Por, ai është lojtar i Schalkes dhe ne duhet respektuar këtë. Por, ai është përfaqësues i Gjermanisë dhe ne mund të themi se jemi të interesuar për të”, tha në fund Salihamidzic.

Për Goretzkan interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Arsenal, Manchester United dhe Juventus. 

(Kosova Sot)