Khedira 2 muaj larg fushave

  • 03 August 2015 - 11:56
 Khedira 2 muaj larg fushave

Nis në mënyrën më të keqe aventura italiane për mesfushorin Sami Khedira.

Kampioni i botës që u transferua te Juventusi pak javë më parë, do të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj për shkak të një dëmtimi të pësuar në takimin miqësor kundër Marseille.

Sipas parashikimeve të mjekëve, lojtari bardhezi do të qëndrojë jashtë fushave të blerta deri në fillim të tetorit për shkak të një tërheqjeje muskulore në këmbën e djathtë.

Kjo nuk është hera e parë që Khedira duhet të përballet me dëmtime të këtij lloji pasi në vitin 2014 u dëmtua gjatë nxemjes përpara finales së Botërorit, ndërsa në 2013-ën qëndroi për rreth 5 muaj në infermieri.