De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

  • 10 January 2018 - 14:04
De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Kevin De Bruyne mund ta ketë zbuluar aksidentalisht se Alexis Sanchez do ta braktisë Arsenalin për Manchester Cityn.

Goal.com raportoi të dielën se City shpreson se do ta transferojë kilianin gjatë janarit dhe se është duke negociuar me Arsenalin për ta arritur atë qëllim, me tri palët të gatshëm për të gjetur një marrëveshje.

Ndërkohë, sot De Bruyne ka sugjeruar se marrëveshjes pothuajse është arritur kur u pyet për mundësinë që Alexis të kalojë te City këtë muaj.

“Ai është lojtar shumë i mirë. Natyrisht, do ta shohim çfarë ndodh në këtë etapë të transferimeve. Nuk kemi pse të mendojmë për këtë, gjithsesi. Nëse na vjen një lojtar i mirë, atëherë aq më mirë, por nëse nuk na vjen, do të vazhdojmë me skuadrën që kemi. Të gjithë po bëjnë punë të mirë. E kur të vjen ai, do t’i shtojë diçka ekstra skuadrës”, ka thënë De Bruyne.

(Kosova Sot)