Mediat gjermane e tallin Guardiolan, ja arsyeja

  • 03 August 2015 - 18:07
Mediat gjermane e tallin Guardiolan, ja arsyeja

Mediat gjermane kanë vënë në shënjestër Pep Guardiolën, trajnerin e Bayern Munich.

Pas thumbimeve të pak ditëve më parë të Ottmar Hitzfeld, i cili u shpreh se në dhomat e zhveshjes së Bayernit flitet më shumë spanjisht, “Bild” në versionin online me anë të një shkrimi satirik vë në lojë trajnerin me titullin “Pep na duket spanjoll”.

Kjo është mënyra gjermane për të thënë se një sjellje është e pakuptueshme. Duke lënë mënjanë shakatë, mediat gjermane këmbëngulin se Pep ende nuk e ka mësuar sa duhet gjermanishten, aq sa shpesheherë komunikon në anglisht ose spanjisht me futbollistët e tij në stërvitje.

Përndryshe Guardiola me Bayernin, së fundi humbi Superkupën e Gjermanisë, ku pas ekzekutimit të penalltive, u mund nga Wolfsburgu