Feston Messi, feston Barcelona - Sport - Kosova Sot
Feston Messi, feston Barcelona

Feston Messi, feston Barcelona

Barcelona e ka shkelur Celta Vigon, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey.

Barcelona e ka shkelur Celta Vigon në ndeshjen që u zhvillua në “Camp Nou”, duke e mposhtur 5:0, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbreti.

Katër gola u shënuan në pjesën e parë, ku shkëlqeu Lionel Messi (u zëvendësua në minutën e 59’të). 

Argjentinasi realizoi në minutat 13’ dhe 15’, Jordi Alba 18’ dhe Luis Suarez 31’, kurse për 5:0 në këtë ndeshje dhe 6:1 të përgjithshëm nga dyja sfidat, realizoi Ivan Rakitic në minutën e 87’të.

Në pamundësi për të bërë debutimin me Barcelonën për shkak të dëmtimit që do ta mbajë jashtë fushave deri në fund të janarit, i transferuari nga Liverpooli për 160 milionë euro, Philipp Coutinho, e përcolli sfidën nga tribunat.

Ai me buzëqeshje në fytyrë duartrokiti golat e Messit, Albas, Suarezit e Rakiticit.
Shorti për çerekfinale të Kupës së Mbretit do të hidhet të premten nga ora 12:30. 

(Kosova Sot)

23 orë e 29 minuta më parë
21/08/18