Lideri i ri i Prishtinës

  • 04 August 2015 - 08:59
Lideri i ri i Prishtinës

Yll Kaçaniku edhe zyrtarisht pjesë e klubit bardhekaltër  

“Kam pasur shumë oferta, por unë kam vendosur të vij në Prishtinë, të bëhem lider i këtij klubi, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Premtoj se do të bëj më të mirën për prezantim sa më të denjë të Prishtinës, por edhe të Kosovës”, ka theksuar Yll Kaçaniku 

Mobilizim maksimal nga ana e skuadrës kryeqytetase

“Pas 17 viteve po rikthehem në Kosovë. Jam kthyer edhe dy herë më parë, duke luajtur nga gjysmë-edicioni për Prishtinën, por rikthimi i tanishëm dallon prej atyre dy të parëve. Kësaj radhe më ka shtyrë një arsye tjetër të kthehem, e ajo është përfaqësimi sa më i mirë i Prishtinës dhe i Kosovës në arenën ndërkombëtare”. Këto kanë qenë fjalët e para që i ka thënë Yll Kaçaniku të hënën në prezantimin e tij zyrtar si përforcim i Sigal Prishtinës për edicionin 2015/16. Kaçaniku, i cili vlerësohet si një ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë, ka bërë karrierë në Turqi, ndërsa pas pranimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në FIBA ai e ka parë të arsyeshme të kthehet në vendlindje dhe të ndihmojë Prishtinën në ligën e re të FIBA Evropës, në Ligën Ballkanike (BIBL) dhe në garat vendore, por edhe Përfaqësuesen e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)