Inter rrit ofertën për Rafinha

  • 18 January 2018 - 10:50
Inter rrit ofertën për Rafinha

Inter e ka shumë seriozisht transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha

Skuadra italiane, Inter dhe Barcelona janë në bisedime për brazilianin Rafinha, i cili dëshiron të largohet nga Camp Nou.

Sipas Corriere della Sera, Inter ka rritur ofertën në 35 milionë euro për brazilianin dhe kjo është oferta përfundimtare.

Ata tashmë janë në pritje të Barcelonës, e cila me shumë mundësi do të lejojë largimi e Rafinhas.

Inter tashmë kanë siguruar transferimin e parë gjatë janarit, duke huazuar Lisandro Lopez nga Benfica. 

(Kosova Sot)