Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022, tash me klauzolë marramendëse

  • 18 January 2018 - 11:48
Pique rinovon me Barcelonën deri në vitin 2022, tash me klauzolë marramendëse

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi, Gerard Pique, ka rinovuar kontratën.

Pique ka nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2022.

Kështu, Pique zgjatë kontratën me klubin e tij të fëmijërsië, teksa Barca ka shprehur krenarinë që produkti i La Masias ka rikonfirmuar qëndrimin.

Pique do të ketë një klauzolë prej 500 milionë eurosh në kontratën e tij, gjithnjë sipas një komunikate në faqen zyrtare të klubit.

Pique u bë pjesë e Barcës në vitin 1997 si 10 vjeçar, duke arritur të dallohet qysh nga nivelet e para të akademisë, La Masia.

Ai u largua nga La Masia në vitin 2004 për të shkuar te United, ku ai mori përvojë dhe në vitin 2008 ju kthye Barcës me në krye Guardiolan si një mbrojtës tashmë i dëshmuar.

Pique me Barcelonën ka zhvilluar 422 ndeshje dhe ka fituar 25 trofe. 

(Kosova Sot)