Mavraj është gati, ja si i quan serbët

  • 04 August 2015 - 12:11
 Mavraj është gati, ja si i quan serbët

Lajm fantastik pёr kombёtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Biasi nё prag tё dy ndeshjeve tё ardhshme eliminatore me Danimarkёn dhe Serbinё. Sinjale pozitive vijnё nga reparti i mbrojtjes, ku Mёrgim Mavraj ka nisur tё vrapojё dhe shpreson shumё qё tё rikthehet nё fushёn e lojёs.
Ai nuk do tё humbasё kurrёsesi ndeshjen me Serbinё dhe thotё qё do tё rikthehet mё i fortё se kurrё. Lajmin e bёn tё ditur vetё lojtari, qё poston njё video nё profilin e tij zyrtar nё facebook, ku thumbon serbёt.
“Lutja e vazhdueshme e Zotit fuqiplotё do tё na rikthejё edhe mё tё fuqishёm pёr t’u pёrballur me dronofobёt. Faleminderit tё gjithёve qё keni qenё kaq pranё meje nё kёto momente tё vёshtira. Ju uroj suksese dhe fat!”, shkruan Mavraj.