Napoli fiton ndaj Atalanta, forcon pozitën e parë

  • 21 January 2018 - 14:45
Napoli fiton ndaj Atalanta, forcon pozitën e parë

​Napoli ka shënuar fitore shumë të vështirë 0:1 ndaj Atalantas në kuadër të Serie A

Lideri aktual i Serie A italiane, Napoli ka forcuar edhe më shumë pozitën e parë, duke mposhtur në udhëtim Atalantan 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim e shënoi sulmuesi belg, Dries Mertens në minutën e 65’.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajtën dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha.

Pas kësaj fitoreje Napoli mban vendin e parë më 54 pikë, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e shtatë më 30 pikë.

(Kosova Sot)