Klopp tallet me Arsenalin

  • 21 January 2018 - 15:08
Klopp tallet me Arsenalin

​Jurgen Klopp është tallur me Arsenalin në lidhje me shitjen e Alexis Sanchez në Manchester United

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se skuadra e tij nuk do të kishte shitur kurrë yllin e skuadrës te rivali i Premierligës në mes të sezonit.

Këto fjalë gjermani i tha në lidhje me kalimin e Alexis Sanchez nga Arsenal në Manchester United.

“Asnjë lojtar i kësaj skuadre të Liverpoolit nuk do të largohet, jo vetëm pse ne po themi kështu, por sepse ata janë të përkushtuar për klubin”, tha fillimisht Klopp për gazetën UK.

“Asnjë nuk do të largohej te ndonjë skuadër e Premierligës gjatë sezonit. Jo vetëm e besojë, por e di këtë. Më të vërtetë nuk e shoh të ndodh kjo situatë”.

(Kosova Sot)