Rafinha kryen testet mjekësore

  • 22 January 2018 - 14:43
Rafinha kryen testet mjekësore

Rafinha ka kryer me sukses testet mjekësore, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori brazilian, Rafinha, që arriti mbrëmë në Milano, në mëngjesin e së hënës i është nënshtruar testeve mjekësore, para se të kompletojë transferimin te Interi nga Barcelona, raporton “Tuttomercatoweb”.

Lojtari tani ka kryer me sukses testet mjekësore dhe zyrtarizimi pritet nga çasti në çast.

Rafinha është huazuar me obligim për ta blerë në fund të sezonit për 35 milionë euro plus tri të tjera bonuse. 

(Kosova Sot)