Mario Balotelli shokë skuadre me Etrit Berishën

  • 04 August 2015 - 14:55
Mario Balotelli shokë skuadre me Etrit Berishën

Lazio po shfaq interes për të marrë nga Liverpooli sulmuesin Mario Balotelli në formë huazimi.
Por kjo do të ndodhë vetëm në rastin se Lazio do të arrijë të kualifikohet për fazën në grupe në Ligën e Kampioneve. Të paktën kështu bën me dije e përditshmja britanike “Daily Mirror”.
Por sipas të njëjtës gazetë në këtë rast ka dhe një pengesë për t’u kapërcyer që ka të bëjë me pagesën e italianit. Balotelli fiton rreth 6 milionë euro në sezon te Liverpuli, ndërsa Lacio nuk ka ndër mend të paguajë më shumë se 2 milionë, transmeton albeu.
Nëse gjithçka do të konkretizohej, atëherë Mario Balotelli do të luante në një ekip me portierin e kombëtares sonë Etrit Berisha.