Kobe: Ky mund të jetë sezoni i fundit

  • 05 August 2015 - 13:52
Kobe: Ky mund të jetë sezoni i fundit

Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit i Kobe Bryant në NBA. Është vetë 36-vjecari që zbulon planet për të ardhmem, ndonëse vendimi përfundimtar do të merret në fund të sezonit të ardhshëm.

“Nuk e kam vendosur ende, por po e mendoj tërheqjen nga basketbolli profesionist. Ky mund të jetë sezoni i fundit. Sigurisht që është një vendim shumë i vështrë për t’u marrë. Kolegët me të cilët kam folur më kanë thënë “Kobe, do ta kuptosh.”

Bryant, një ndër më të mirët e historisë së NBA, ka fituar 5 tituj kampion me Los Angeles Lakers në vitet 2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010, por sezonet e fundit ka vuajtur nga disa dëmtime. Sezomin e kaluar Bryant ka luajtur vetëm 35 takime, por ai ndihen mirë fizikisht për të përballuar impenjimet fizike.

“Nuk kam asnjë dyshim për atë që mund të bëj. Trupi dhe këmbët po më përgjigjen mirë. Ndihem mirë fizikisht.  Gjithsesi, vendimin për t’u tërhequr do ta marr në fund të sezonit.”