Hasi këshillon Zhegrovën të mbetet te Genku edhe për 2.5 vjet

  • 06 February 2018 - 13:38
Hasi këshillon Zhegrovën të mbetet te Genku edhe për 2.5 vjet

Skuadra e Genkut këtë edicion po varet sërish nga një futbollist i Kosovës

19 vjet pasi Besnik Hasi në lot festoi titullin e parë të kampionit të Belgjikës me Genkun, në kohën kur shtëpia e tij ishte djegur, një tjetër talent i madh, 18-vjeçar, ka arritur në stadiumin "Arena Luminus", shkruan KD.

Edon Zhegrova, që ka lindur në Gjermani, e ka një të ardhme të ndritshme para vetes.
"Nëse ai punon shumë, atëherë do të arrij shumë", paralajmëron Hasi 46-vjeçar.

Pas kësaj, Hasi vazhdon me fjalët për trajnerin e Genkut, Philippe Clement që sipas tij "do të ketë shumë gjëra për të treguar" për Zhegrovën. 

(Kosova Sot)